Haradinaj e quan legjitim vendimin e “Vetëvendosjes” për t’u kyçur në politikë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vendimin e Lëvizjes “Vetëvendosje” për t’u kyçur në jetën politike e ka quajtur legjitim, ndërsa për arrestimin e liderit të “Vetëvendosjes” Albin Kurti, ka thënë se ashtu siç i ka të drejtat e veta Kurti, ashtu edhe policia ka të drejtat dhe duhet ta ushtrojë funksionin e saj.
Ai këto komente i bëri të dielën me rastin e dhurimit vullnetar të gjakut në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, në prag të shënimit të Ditës Botërore për dhurimin e gjakut.
Haradinaj ka thënë se vendimi i Lëvizjes “Vetëvendosje” për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është e drejtë legjitime, ndërkaq arrestimi i Kurtit nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, sipas tij mund të shpjegohet në dy nivele.
“Vendimi për t’u kyçur në jetën politike është legjitim, është diçka e zakonshme dhe e drejtë e “Vetëvendosjes” dhe njerëzve të “Vetëvendosjes”. Veprimi i ndalimit ose arrestimit të Albin Kurtit, liderit të “Vetëvendosjes”, mund të shpjegohet në dy nivele. Nëse ka urdhër-arrest policia e kryen punën e vet. Do të thotë duhet ta kuptojmë këtë, ashtu si Albini ka të drejtat e veta në vend, po ashtu edhe polici ka të drejtat e veta edhe ai ushtron një funksion”, ka thënë Haradinaj.
Për më tepër, ai ka theksuar se “Vetëvendosja” duhet të vendosë nëse dëshiron t’i ushtrojë funksionet e veta në harmoni me ligjin.
““Vetëvendosja”, kam thënë edhe më herët, krahas aftësimit për t’i ndihmuar politikisht vendit, duhet ta gjejë një zgjidhje edhe në raportin e vet me ligjin, a dëshiron t’i ushtrojë funksionet e veta në harmoni me ligjin. Pra, është në obligim të “Vetëvendosjes” edhe kësaj çështje me i dhënë zgjidhje. Besoj se kjo është në të mirën e vendit”, ka thënë ai.
Ndërsa, në prag të shënimit të Ditës Botërore të dhurimit të gjakut, Haradinaj i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen masovikisht aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut, duke përkujtuar se një pikë gjak shpëton jetë njerëzish.
“Meqenëse jemi në gjendje jo të mirë në pozicionin e shëndetësisë do të ishte një veprim shumë i mirë që njerëzit të japin gjak. Kjo është një shenjë të simbolikës dhe ftesës për të gjithë qytetarët e vendit slogani “Dhuro gjak, shpëto jetë” është i vërtetë dhe i kisha bërë thirrje qytetarëve në gjithë vendin, pasi ky është një proces jashtëzakonisht i thjeshtë dhe i lehtë”, ka thënë Haradinaj.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Transfuzionit të Gjakut në QKUK, Ymer Mekaj ka thënë se gjendja momentale me furnizim të gjakut nuk është e kënaqshme, duke pasur parasysh sezonin e verës kur mbyllen shkollat dhe fakultetit, të cilat konsiderohen dy grupet kryesore të dhurimit të gjakut, ndërsa paralajmëroi ndërmarrjen e aksioneve për dhurimin vullnetar të gjakut në Policinë e Kosovës, FSK-në dhe Ambasadën e SHBA-ve.
“Kryesisht gjatë verës ne orientohemi në dhurues familjarë, që vijnë këtu, por kjo s’do të thotë që ne nuk do të kemi edhe kaisone gjatë verës në forcën policore të Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku çdo vit i kemi të organizuara aksionet tona. Përpjekjet tona janë të vazhdueshme që sa më tepër të marrim gjak edhe në terren edhe në organizatat e tjera punuese. Shumë shpejt do të kemi një aksion në Ambasadën amerikane”, ka thënë ai.
Sipas tij gjatë javës së dhurimit vullnetar të gjakut, qytetarët do të mund të dhurojnë gjak vullnetarisht në kabinetet e transfuzionit të gjakut pranë qendrave spitalore në qytetet më të mëdha të Kosovës. /kosovapress/