E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Shkodër: Asnjë kompromis për kutitë

Kreu i opozitës Rama është shprehur nga Shkodra edhe një herë i vendosur për të vazhduar betejën për transparencën.

“Ne nuk bëjmë kompromis që mbyll rrugën e transparencës. Ne nuk bëjmë kompromis që i kthen shpinën të vërtetës. Në funksion të ndarjes njëherë e mirë nga një epokë zgjedhjesh të kontestuara e të deformuara, të cilën në mënyrë të posaçme ju këtu në Shkodër e në këtë qark në përgjithësi, e keni jetuar nga afër zgjedhje pas zgjedhjeje.

Ne jemi të vendosur ti japim fund historisë së kutive që mbushen me korrupsion e me kërbaç, në raste të veçanta, e të hapim epokën ku zgjedhjeve ku kutitë mbajnë brenda shprehjen e pa cenuar të vullnetit të popullit”, deklaroi Rama para simpatizantëve të partisë së tij.

Ai shtoi më tej, se “kriza ekonomike që ka prekur çdo familje dhe që po prek kockën e vendit është treguesi më i qartë dhe më i padiskutueshëm i domosdoshmërisë që ne kemi për transparencën e zgjedhjeve dhe për rivendosjen e lirisë së votës në themelin e procesit zgjedhor”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›