E Diel, 1 Nëntor 2026

çavushoglu zhgënjehet nga opozita shqiptare

çavushoglu nga Qiproja, u shpreh se opozita shqiptare, jo vetëm që nuk iu përmbajt deklaratës së komitetit presidencial, por ajo ka ndryshuar pikëpamje për zgjidhjen e kësaj situatë.

“Ne bëmë një vizitë në Shqipëri si Komitet Presidencial i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me liderët e grupeve politike. Para kësaj, ne hartuam një rezolutë me mesazhe të qarta për të gjitha palët, në mënyrë të veçantë për opozitën dhe qeverinë. Më pas patëm një deklaratë nga Byroja e Asamblesë Parlamentare sërish me mesazhe të qarta. Unë mendoj se secili duhet të marrë në konsideratë këto mesazhe të dhëna nga Asambleja Parlamentare. Ne jemi përpjekur që problemi të zgjidhet. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe progres”, tha ia.

Sipas tij, “Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat për të përmbushur standardet e Asamblesë Parlamentare, që do ta aftësojnë në një të ardhme të afërt, të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE. Ne i kërkuam në deklaratën tonë me shkrim opozitës, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias. Ne kemi një trup ligjor. Në atë kohë opozita nuk e bëri këtë gjë, por na premtoi për zgjidhje. Ajo ende ka pikëpamje të ndryshme për këtë çështje. Mendoj se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion”.

Zyrtari i lartë i KiE-së, u shpreh se ishte i lumtur që BE-ja kishte marrë një vendim për liberalizimin e vizave dhe se shpresonte që ky proces të mbyllej sa më shpejt. “Isha shumë i lumtur që komisionerja Malmstrom propozoi të hiqen vizat apo që Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina të përfshihen në regjimin pa viza. Ky është një hap thelbësor dhe shumë i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ne e mbështesim plotësisht këtë proces”, vijoi ai

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›