Haradinaj fiton lirimin e perkohshem

Gjykata e Hages ka dhene driten jeshile per lirimin e perkohshem te ish-kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj ne baze te disa kushteve.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare sipas te cilave Haradinaj do te mund te qendroje ne Kosove nga data 17 dhjetor deri me 14 janar.
Ai duhet te mos largohet nga Prishtina te mos beje asnje deklarate publike dhe te paraqitet cdo dite ne policine e misionit EULEX.
Haradinaj kishte bere kerkese per lirim te perkohshem per te qene sa me prane bashkeshortes e cila pritet te linde femijen e tyre te trete.
Nderkohe shtojne burimet gjykata e Hages ka refuzuar nje kerkese analoge te bere nga bashkeluftetari i Haradinajt Lahi Brahimaj.