E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesia mposht Mitrovicen

Pervec ndarjes etnike Mitrovices tashme i eshte shtuar nje armik tjeter. Banoret e ketij qyteti dikur me ekonomine me te zhvilluar sot ballafaqohen me shkallen me te larte te papunesise qe arrin deri ne 70 per qind.

Ky fenomen me se shumti ka prekur rinine e qytetit e cila pavaresisht se ia del te shkollohet punesimi eshte shume i veshtire te pakten brenda ne qytet.

Naim Behrami jurist i diplomuar i quan te kota shpresat e tij se pas diplomimit do te punesohet.

Ne komunen e Mitrovices hapen shume pak konkurse kur eshte fjala per juriste. Kohet e fundit kam pare vetem dy. Neper institucione nuk mendoj te konkurroj sepse konkursi behet sa per sy e faqe. Kam provuar ne Dhomen e Avokateve por asgje deklaron ai.

Naimi shprehet se do te deshironte qe sektori privat te ishte me i zhvilluar. Por bizneset ne Mitrovice me shume jane te angazhuara ne tregti dhe shitje me pakice.

Kioskat me mallra bazike floktarite kafenete apo ndonje restorant me luksoz ndodhen ne cdo cep te Mitrovices. Sic ndodh kudo ato menaxhohen nga pronaret e tyre dhe rrjedhimisht punesimi behet ne baza familjare.

Nga ana tjeter nje ekspozite me fotografi e improvizuar neper rruget e Mitrovices ne prag te dites Z nuk nderron aspak realitetin e qytetit me ekonomi ne amulli.

Ne pozite akoma me te veshtire ekonomike jane 29 familje nga veriu i Kosoves te cilat jane te vendosura ne nje qender kolektive ne Mitrovice.

Jam shume keq. Une nuk marre as ndihme sociale. Kjo eshte nje katastrofe deklaron Zara Shala banore e Mitrovices.

Analisti nga ky qytet Nexhmedin Spahiu thote se Mitrovica eshte e diskriminuar edhe persa i perket ndarjes se buxhetit nga pushteti qendror.

Aktualisht nga qeveria qendrore Mitrovica merr 5 here buxhet me te vogel se sa Prizreni thote ai.

Ndersa analistja Engjellushe Morina shprehet Pervec cindustrializimit qe i ka ndodhur Mitrovices ekziston edhe ndarja qe i ka ndodhur ekonomise sepse ekziston ndarja ne ekonomi. Eumlshte ajo e veriut ku produktet vijne nga Serbia dhe ajo e jugut ku produktet vijne nga Kosova dhe keto dyja nuk bashkepunojne mes tyre.

Rimekembja ekonomike e Mitrovices sikurse e gjithe Kosoves por edhe zgjidhja e problemit politik pa dyshim se eshte pjese e fushates elektorale per zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›