E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj, kritika qeverisë: Po sjell vetëm humbje

Kryetari i partise opozitare të AAK-së, Ramush Haradinaj nuk resht së kritikuari qeverinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Gjatë nje seminari të zhvilluar me organizatën joqeveritare "Grupi i Vullnetarëve", Haradinaj është shprehur se, qeveria po i sjell vendit vetëm humbje. Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e OJQ-së, të cilët paraqesin interesat e rinisë kosovare, kanë mbështetur kreun e AAK-së, duke deklaruar se vendi është përfshire nga korrupsioni dhe krimi i organizuar për shkak të punës së dobët të institucioneve. Ndërsa Haradinaj, më tej ka paraqitur planin e tij "qeveria Haradinaj", që sipas tij nxjerr Kosovën nga kriza ku është përfshirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›