Kombëtarja ndeshje sulmi ndaj Danimarkës

Ndeshja kundër Danimarkës po afron dhe tashmë edhe trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe e ka më të qartë se cilët lojtarë do të zbresin në fushën e lojës. E sigurtë është që do të luajmë në sulm ku do të aktivizohen Bogdani dhe Salihi. Në portë do të jetë Ujkani ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Dallku, Cana , Curri dhe Agolli që këtë ndeshje do ta luajë i tërhequr. Në mesfushë të sigurtë janë Bulku,Duro dhe Skela ndërsa në balotazh për një vend janë Hyka, Lika dhe Vila. Kjo ndaj Danimarkës është ndeshja e parafundit e eleminatoreve dhe kompanitë e basteve shohin si superfavoritë skuadrën Nordike ku fitorja e kësaj të fundit kuotohet me Koeficantin 1.4 ,ndërsa barazimi 3.7 dhe fitorja e kuqezinjve me koeficentin 7.