Kili, 26-vjeçari vetëflijohet për dashurinë para një kamere në web
Një 26 vjeçar vetëflijohet për dashurinë, përpara një kamera në web, ndërsa po komunikonte me ish të dashurën e tij. Lajmi është bërë i ditur nga policia kiliane. Djaloshi i cili quhej, Simon Venegas, po dialogonte në chat me 23 vjeçaren, kur në një moment ka drejtuar kameran drejt një peme në kopështin e shtëpisë së tij. Më pas Venegas ka lidhur një litar në njërën prej degëve të pemës për të varur veten. Para se të varej 26 vjeçari i është drejtuar sërish ish të dashurës duke i thënë "Shiko se ç'bej për ty, të dua, kujdesu për veten". 23 vjeçarja që ndodhej online, e tronditur ka njoftuar miqtë e të riut, por ata mbërritën vonë në shtëpi për ta shpëtuar 26 vjeçarin. Dy të rinjtë ishin ndarë një vit më parë. Kjo ngjarje ndodhi në San Felipe, rreth 90 kilometra në juglindje të kryeqytetit kilen, Santiago.