Haradinaj lirohet perkohesisht nga Haga

Gjykata Nderkombetare per krime lufte ne hapesirat e ish-Jugosllavise ka vendosur qe ta liroje perkohesisht ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj. Njoftimi u konfirmua nga mbrojtja e zotit Haradinaj por ende nuk jane dhene hollesi rreth kushteve te ketij lirimi.
Me 2 maj Gjykata vendosi qe me 25 dhe 26 qershor te ketij viti te mbahen seancat permbyllese te procesit gjyqesor kunder ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkeluftetareve te tij.
Gjykata ka kerkuar qe deklaratat perfundimtare te prokurorise dhe te mbrojtjes te paraqiten me shkrim deri me 11 qershor.
Ish kryeministri Haradinaj i cili qe shpallur i pafajshem ne prill te vitit 2008 u nxor serish ne gjykaten e Hages per krime lufte per nje rigjykim te pjesshem bashke me dy ish bashkeluftetaret e tij Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Te tre akuzohen per vrasje torture dhe trajtim mizor si krime qe bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftes.
Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim ne korrik te vitit 2010. Vendimi per rigjykim te pjesshem eshte i pari i ketij lloji ne veprimtarine 19 vjecare te Gjykates Nderkombetare per Krime lufte ne hapesirat e ish Jugosllavise