E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova arrin njohjen e 81-të nga Santa Lucia

PRISHTINË- Santa Lucia është shteti më i ri që e ka njohur Republikën e Kosovës. Nota verbale për njohjen e fundit ka arritur sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nga këshilltari i Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Artan Behrami.

Shën Lucia bën pjesë në Komunitetin e Karaibeve dhe është shteti i 81-të që njeh Kosovës
.
Njohjet nga vendet e CARICOM’it i paralajmëroi një ditë më parë zyra e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

15 vende të CARICOM’it kanqë premtuar se do të njohin Republikën e Kosovës.
(e.m/Express/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›