E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj optimist për zbatimin e marrëveshjes

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është optimist se në takimin e ardhshëm ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiq do të arrihet pajtimi për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, raporton KTV-ja.

“E rëndësishme është që tashmë kemi një marrëveshje dhe presim që ajo të zbatohet në terren. Ne duhet të jemi të kujdesshëm e të mos nxitojmë, pasi kjo që po ndodh është një lojë nervash dhe ta ruajmë gjakftohtësinë. Unë besoj që edhe zbatimi i saj do nisë të praktikohet shpejt”, ka deklaruar Haradinaj./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›