E Shtunë, 31 Tetor 2026

Therje me thikë në Mitrovicë

Dy persona në rrugën “Ramadan Peci” në Mitrovicë, janë përfshirë në një përleshje dhe njëri ka marrë lëndime të rënda nga therja me thikë.

Personi i plagosur është një burrë rreth 40 vjeç, mëson Indeksonline, ndërkaq ai që e ka plagosur është rreth 28 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 21:00, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

Ai e ka therur dy- tri herë me thikë. Arsyet ende janë të panjohura. Zëdhënësi policor i rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti, nuk ka qenë i kontaktueshëm përmes telefonit./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›