E Diel, 1 Nëntor 2026

Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes parakushti kryesor i Serbisë

Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle ka arritur sot pasdite në Beograd. Në aeroportin e kryeqytetit serb ai është pritur nga zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq do të jetë sonte bashkëbiseduesi i parë i ministrit të Jashtëm gjerman.Pas arritjes në aeroportin e Beogradit, Westerwelle deklaroi se në Bruksel është arritur marrëveshja historike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por që tashti është me rëndësi që ai të zbatohet, hap pas hapi, njoftojnë mediumet serbe. Ai shtoi se është optimist sa i përket dhënies së datës Serbisë për fillimin e negociatave me BE-në, por parakusht kryesor për të marrë datën mbetet zbatimi i marrëveshjes.

Gjermania dhe gjermanët duan të japin kontributin që Serbia të marrë vendimin e duhur me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit, gjë që tashti është në interes edhe më të madh të Serbisë dhe të qytetarëve të saj”, tha kryediplomati gjerman.

Westerwelle nesër do të ideojë edhe me presidentin serb Nikoliq dhe kryeministrin Daçiq, kurse pastaj do të niset për në Prishtinë, ku do të zhvillojë biseda me kryeministrin Thaçi dhe homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj./Indeksonline./  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›