Policia tuniziane përleshet me radikalë islamikë

Policia e Tunizisë ka përdorur gazin lotsjellës dhe të shtëna në ajër për të shpërndarë qindra mbështetës të grupit islamik Ansar al-Sharia, që ishin tubuar në kryeqytetin Tunis.Rreth 500 islamikë, të cilët kanë ngritur barrikada në rrugë, kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, pasi një tubim i tyre në një tjetër qytet është ndaluar, transmeton Rel.
Qeveria e Tunizisë ka ndaluar tubimin e grupit në Kairouan, duke thënë se ai “ka treguar përbuzje për institucionet shtetërore, ka nxitur dhunë kundër tyre dhe paraqet kërcënim për sigurinë publike”.
Përleshje midis policisë dhe islamikëve janë raportuar të dielën edhe në Kairouan./Indeksonline./