Haradinaj, reagon AAK: Do të shpallet sërish i pafajshëm
Sipas kësaj partie, shkalla e parë e kësaj gjykate, me vendim të formës së prerë të 3 prillit 2008, liroi Haradinajn nga të gjitha akuzat në ngarkim. Përfaqësues të partisë, kryetar i së cilës është Haradinaj, u shprehën se vendimi i sotëm është një lajm i keq për AAK-në dhe për shtetin e Kosovës.
“Ashtu si në marsin e vitit 2005, kur u shpall Aktakuza e Prokurorisë së Gjykatës së Hagës, edhe tani, në korrikun e vitit 2010, kur u mor vendimi për rihapjen e pjesshme të gjykimit të Haradinajt, Kosova përballet me sprova të mëdha politike dhe të sigurisë”, thuhet në deklaratën e AAK-së.
“Ne jemi të bindur se proceset politike në Kosovë, sidomos ato që do të pasojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, do të dëmtohen thellësisht. Si AAK, jemi të sigurt që si herën e parë, ashtu edhe tani, në rigjykimin e pjesshëm që do të pasojë, Ramush Haradinaj do të shpallet plotësisht i pafajshëm”, vijon më tej njoftimi.
AAK fton qytetarët e Kosovës që të tregohen të matur dhe të pjekur ashtu si herët e tjera. Gjithashtu, partia shpreh bindjen se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe Ramush Haradinaj do të kryesojë qeverinë e Republikës së Kosovës.