E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: E ardhmja e Kosovës në NATO dhe BE

Gjatë një konference shtypi në Institutin Amerikan të Paqes në Uashinton, kryeministri Thaçi tha se e ardhmja e Kosovës dhe e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor është dhe duhet të jetë annëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian. “Kjo aspiratë nuk është vetëm një dëshirë, por edhe një domosdoshmëri për paqen dhe qëndrueshmërinë afatgjatë. Kosova do të jetë shembull i tolerancës dhe i një shoqërie shumë etnike për të gjithë Evropën”, u shpreh kreu i qeverisë kosovare.

Më pak se 48 orë nga opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kryeministri Thaçi u shpreh optimist se ky opinion do të jetë në favor të Kosovës dhe qytetarëve të saj. “Cilido qoftë ky opinion, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe liria e popullit tim është e përhershme. Megjithatë, partnerët në Bashkimin Evropian dhe në Uashington mendojnë se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mund të krijojë mundësi të reja, që duhet të shfrytëzohen nga Prishtina dhe Beogradi për të filluar një dialog teknik, që do të shënonte fillimin e një epoke të re mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi numri një i ekzekutivit në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›