Haradinaj rikthehet në familje

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot do të vijë në Kosovë, në liri me kusht, për të qëndruar me familje deri në kohën e shpalljes së aktgjykimit përfundimtar nga Gjykata e Tribunalit të Hagës, ndaj tij dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Sipas burimeve të Kosovapress-it Haradinaj do të rikthehet sot në familje, ndërsa nuk është bërë e ditur koha e arritje së tij në Prishtinë, për shkak të rregullave që kërkohen nga Tribunali i Hagës për lirim me kusht.
Ndryshe, Hadinaj ishte liruar me kusht edhe më parë gjatë këtij viti, por në qershor ishte rikthyer në Hagë për të marrë pjesë në rigjykimin e pjesshëm ndaj tij dhe dy bashkëluftëtarëve të tij.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Haradinajt i ndalohet çdo kontakt me media, apo deklarimet publike.