E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK mohon zërat për koalicion me PDK'në

Pas pretendimeve të publikuara sot në mediet e vendit, sipas të cilave Lidhja Demokratike e Kosovës do të hynte në një koalicion me PDK-në, pas një referendumi popullor, në të cilin do të jepej përgjigje nëse Kosova do të duhej të fillonte negociata politike me Serbinë apo jo, LDK-ja, përmes një deklrarte sqaron se idetë e tilla nuk paraqesin qëndrim të partisë.

“LDK-ja, siç është bërë e njohur edhe në raste të tjera, nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni qeverisës me PDK-në, në asnjë rrethanë”, thuhet në deklaratë.

LDK-ja deklaron se do të jetë parti qeveritare vetëm pasi të fitojë besimin e qytetarëve të Kosovës, të shprehur me votë të lirë dhe demokratike, “kulturë për të cilën LDK-ja ka punuar dhe ka sakrifikuar aq shumë”.

“LDK-ja do të jetë konsistente në qëndrimet e veta, e përgjegjshme përballë strukturave të veta, elektoratit dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Sips kësaj partie, të gjitha pretendimet e tjera janë vetëm spekulime dhe nuk ndikojnë aspak në qëndrimet e LDK-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›