Vendimi i Kushtetueses ka ndikuar në reformën zgjedhore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për mandatin e presidentes, ka ndikuar në reformën zgjedhore, tha kryetari i Komisionit për reformën zgjedhore, Haki Demolli.
Ai thotë se reforma do të mbetet në gjysmë, nëse mandati i presidentes do të shtyhet deri në vitin 2016.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur se propozimi për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të presidentes së Kosovës, nuk është në pajtim më Kushtetutën e Republikës.