Haradinaj shpenzon mbi 20 mijë euro për përvjetorin e martesës
PRISHTINE – Ish-kryeministri i Kosovës, i akuzuar për krime lufte në Gjyqin e Hagës, Ramush Haradinaj ka festuar ditëlindjen e tij si dhe 10-vjetorin e martesës me gazetaren Anita Haradinaj.
Kjo festë u zhvillua në një nga lokalet më luksoze në Prishtinë dhe bëhet e ditur se e gjitha kushtoi mbi 20 mijë euro. Pjata për person ka kushtuar 28 euro dhe duke e mbledhur këtu edhe shumën e tavolinave, rreth 800 së bashku, kanë arritur vlerën 17.640 euro.
Haradinajt janë kujdesur edhe për dekorin, si mbulesat që kanë kushtuar mbi 700 euro, lulet e freskëta mbi një mijë euro, instalacionet, pishina etj.
Të ftuarit kanë qenë politikanë, artistë, miq, familjarë, dhe gjithçka ka shkuar ashtu siç e kanë parashikaur Anita dhe Ramushi. Për kënaqësinë e mysafirëve është përkujdesur këngëtari Afrim Muqiqi, ndërsa më vonë ka kënduar edhe Dafina Zeqiri.
E pranishme në festë ka qenë edhe zonja e parë e shtetit Atifete Jahjaga.
(er.nu/Prive/BalkanWeb)