KQZ miraton tabelat e rezultateve për Tiranën dhe Gjirokastrën
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi mesditën e së hënës, me katër votat e anëtarëve të pranishëm, nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore qarku Tiranë.
Kjo zonë zgjedhore ka 18 ZAZ, me 1422 qendra votimi dhe me 785.076 zgjedhës. Gjatë marrjes në shqyrtim të aktit, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, pretendoi për një mospërputhje të numrit të votave të fituara nga PD, me numrin e votave të pasqyruar në aktin përfundimtar të Komisionit. Pas kryerjes së verifikimeve dhe korrigjimeve përkatëse, KQZ miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve për këtë qark.
Në zgjedhjet e 23 qershorit 32 mandatet e qarkut Tiranë u ndanë: 19 mandate për koalicionin e majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" dhe 13 mandate për koalicionin e djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim".
Më herët KQZ miratoi dhe tabelat përmbledhëse të rezultateve për zonën zgjedhore qarku Gjirokastër. Me dy vendimet e sotme KQZ po shkon drejt përmbylljes së nxjerrjes së rezultateve për të 12 qarqet e vendit.
Nesër pritet dhe dalja e rezultateve për qarkun e fundit, atë të Lezhës, e cila i hap më pas rrugën çertifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
TABELAT PËR TIRANËN, KOSOVRASTI: VOTAT E PD S’JANË PASQYRUAR NË SISTEM
Komisioni Qendror Zgjedhor u mblodh mesditën e sotme për të vendosur nxjerrjen e tabelave të rezultateve për Qarkun e Tiranës. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti ngriti shqetësimin për disa papërputhshmëri të rezultateve në disa qendra votimi në Tiranë, sipas të cilit grupet e numërimit kanë raportuar një numër të caktuar votash për subjektin partia Demokratike ndërkohë që sistemi nuk i ka llogaritur.
“Qendra e Votimit 21/41 sipas tabelës së rezultateve PD ka 31 vota në sistem janë shënuar zero. Qendra e votimit 18/02 sipas grupeve të numërimit PD ka 181 vota sipas grupit në numërimit, ndërkohë në sistem janë shënuar zero.. Qendra e votimit 17/90, PD ka 137 vota, sistemi shënon zero. Qendra e votimit 17/85 PD ka 150 vota, sistemi shënon zero. Qendra e votimit 17/06 98 vota, ndërkohë sistemi shënon zero. Qendra e votimit 17/45, PD ka 112 vota sipas grupeve të numërimit ndërkohë sistemi shënon zero. Qendra e votimit 17/05 PD ka 95 vota, sistemi shënon zero. Qendra e votimit 170 PD ka 77 vota sistemi shënon zero. Qendra e votimit 16/87 PD ka 112 vota, sistemi shënon zero. Qendra e votimit 15/82 PD ka 248 vota sistemi shënon 276. Qendra e votimit 15/42 PD sipas grupit të numërimit ka 127 vota, sistemi shënon 95 vota”, u shpreh Kosovrasti.
“Kisha një pyetje që të kuptojmë, kolegu ka krahasuar materialin e shpërndarë nga KQZ apo nga grupet e numërimit”, pyeti Genc Gjoncaj i PS-së . Kosovrasti tha se i referohet kopjeve origjinale të dorëzuara në KQZ.
Administrata pritet të bëjë verifikimet e duhura.
KQZ NXJERR REZULTATIN PËR QARKUN GJIROKASTËR
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi mesditën e së hënës, me katër votat e anëtarëve të pranishëm, nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore qarku Gjirokastër.
Zona zgjedhore Gjirokastër përbëhet nga 4 ZAZ, me 237 qendra votimi dhe me 122.039 zgjedhës. Pas verifikimit të dokumentacionit të ardhur nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor të këtj qarku KQZ miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për këtë qark.
5 mandatet e qarkut Gjirokastër u ndanë: 4 mandate për koalicionin e majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" dhe 1 mandat për koalicionin e djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim".
Fillimisht, KQZ mori në shqyrtim pr/vendimin për qarkun Tiranë, për të cilin përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti ngriti pretendimin për një mospërputhje të numrit të votave të fituara nga PD, me ato të pasqyruara në aktin e KQZ-së.
Pas kësaj, kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi kërkoi verifikimin e këtij pretendimi nga administrata zgjedhore, për ta rimarrë në shqyrtim pas një ore.
(e.m/BalkanWeb)