Papa Francesku: Jo indiferencë ndaj emigrantëve
ITALI - Papa Francesku zhvilloi një vizitë në ishullin italian të Lampeduzës, ku dhe u lut për emigrantët e paligjshëm, të cilët mbërrijnë në këtë vend nëpërmjet këtij ishulli nga vende të Afrikës. Përpara se të mbërrinte në Lampeduza, kreu i Vatikanit hodhi lule në det, në shenjë nderimi për emigrantët të cilët kane humbur jetën në përpjekje për tu larguar nga vendet në konflikt si Siria, Tunizia etj.
Papa Francesku, një jezuit argjentinas me origjinë italiane, u takua dhe bisedoi me disa prej emigrantëve të shumtë të cilët ishin mbledhur për të parë nga afër kreun e Vatikanit. Papa bëri thirrje për një rizgjim të ndërgjegjes për të mos treguar indiferencë ndaj emigrantëve.
Ai denoncoi trafikantët të cilët rrezikojnë jetën e njerëzve nëpër udhëtime të rrezikshme. Një varkë e vogël me emigrantë afrikanë mbërriti në ishullin e Lampeduzës, vetëm disa momente përpara se kreu i Vatikanit të niste vizitën e tij.
Sipas agjencisë së Kombeve te Bashkuara më shumë se 8 400 emigrantë kanë zbarkuar në Itali dhe Maltë gjatë gjashte muajve të parë të këtij viti, dy herë më shumë se një vit më parë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)