Gara për kreun e PD-së, Basha në njësinë 8: Platforma për fitoren e përbashkët
TIRANE – Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha pritet të zhvillojë sot një takim me anëtarë të Partisë Demokratike në njësinë numër 8 në kryeqytet, për të shpalosur platformën e tij për detyrën e kreut të PD-së.
Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha fton anëtarët e PD-së që të marrin pjesë në takimin që do të zhvillohet në orën 18:00, në Teatrin e Operas dhe Baletit.
“Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike të njësisë Bashkiake numër 8 në Tiranë, të dashur miq. Kam nderin dhe kënaqësinë e veçante t’ju ftoj, më datë 8 korrik 2013, ora 18:00 në TOB, për një bashkëbisedim të hapur e miqësor, gjate të cilit do të kem privilegjin të diskutoj e të ndaj me ju, me të gjithë anëtarësinë e PD të njësisë Bashkiake numër 8, platformën time për detyrën e larte të Kryetarit të Partisë Demokratike te Shqipërisë dhe për fitoren tone të përbashkët. Me respekt, Lulzim Basha.”-shkruan Basha në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kreu i ri, PD ngre 39 qendra votimi, 7 vetëm në Tiranë