Harakiri (vetëvrasja) dhe psiko-autopsia e Sali Berishës
Ditën e zgjedhjeve Edi Rama u dha një intervistë dy gazetarëve francezë. Befasia e kësaj interviste ishte thënia e Ramës se, kam një problem me vdekjen dhe historinë, dua të lë një shenjë, të bëj gjëra që do të shënohen në histori e që do të jetojnë edhe mbas vdekjes sime. Dy gazetarë, M.Nano e S Minxhozi reaguan shpejt mbas kësaj deklarate. Meraku i tyre-frika se mos nën peshën e këtij pikësynimi do të kemi te Rama rishfaqjen e atyre sjelljeve autokratike për të cilat u ndëshkua Sali Berisha me votë nga populli? Shqetësimi i tyre më duket i drejtë, aq më tepër kur je djegur, je përvëluar dy herë nga qulli.
Shtroj atë pyetje të cilën nguruan që ta shprehnin gazetarët e përmendur më sipër: sa është e mundshme, sa mbartet te Edi Rama e keqja predispozuese, që Kryeministri i ardhshëm të rrëshqasë në teren autokrati, t’i rrëshqasë vendosjes së drejtësisë, të kthehet në një mbështetës të korrupsionit, të harrojë që i kërkohet me insistim nga populli dhe Perëndimi ndërtimi i një shteti ligjor ku njerëzit e pafajshëm të mos vriten nëpër rrugë e sheshe sepse demonstrojnë kundër arrogancës së Qeverisë.
Nuk kisha ndërmend që të merresha me një ide të tillë, por për dreq ma shtiu në mëndje vet S. Berisha me atë që tha në një emision televiziv.
Kur disa ditë përpara zgjedhjeve Sali Berisha, Kryeministër e mjek i pranishëm në emisionin televiziv Zonë e Lirë, pohoi me zë të lartë se universiteti i parë i njeriut është periudha nga lindja deri në moshën tre vjeç, as drejtuesi Çani dhe asnjë tjetër nuk i bëri atij pyetjen- kjo gjë që qenka kaq deçizive për formimin e njeriu aq sa e quajnë universitetin e parë të jetës, si ka qenë ky universitet për ju si individ, si të ka formuar, çfarë roli me vlerë apo antivlerë ka luajtur më pas në moshë madhore?
Më befasoi ky pohim i Berishës. Në ka politikan i cili nuk duhet që ta thotë një gjë të tillë, dhe që me mendjelehtësi, për fatin e tij të keq, nuk e analizon për vete por përpiqet që tua japë si mësim të tjerëve ky është Sali Berisha.
Përgjatë shkrimit do përpiqem që të bëj një gjenealogji të njerëzores për subjektin Edi Rama si kryeministër i ardhshëm dhe për të qenë më i kuptueshëm do përdor metodën krahasuese duke e vendosur përballë subjektit Sali Berisha kryeministër.
Pak fjalë mbi nocionet temperament, karakter, personalitet.
Që nga lindja çdo njeri ka një fondament biologjik të përbërë nga konstitucioni organik i trashëguar (konstitucioni hereditar) prej të cilit rrjedh forma dhe proporcionet e trupit (konstitucioni morfologjik) dhe modaliteti i funksioneve vitale si ai qarkullues, respirator, endokrin etj, (konstitucioni fiziologjik).
Konstitucioni hereditar plues karakteri e personaliteti përbëjnë gjenealogjine e njerëzores.
Kur një individ i vetëdijshëm arrin të kryej sjellje që bien ndesh me etikën dhe normat njerëzore, në këtë rast urtësia popullore thotë vajti në fis, e ka në gjak, ose dardha bie mbi dardhë duke iu referuar fondamentit biologjik, konstitucionit hereditar të tij, trashëgimisë. Ky kompleks i këtyre elementeve përcakton një strukturë psikike dhe temperament të fillimit. Përse themi të fillimit? Themi të fillimit sepse faktorëve shumë kushtëzues trashëgimor u duhen shtuar kushtëzimet e tjera që u detyrohen faktorëve ambientalë shoqëror, të cilat influencojnë deri diku jetën e njeriut.
Por ç’është temperamenti, karakteri dhe personaliteti?.
Temperamenti shpreh impulse, tendenca instiktive, dispozicione, nevoja, gjendje afeksionale… Me temperament jemi mësuar të kuptojmë stilin e sjelljes së një individi.
Ky stil shfaqet herët në moshën e një individi, ka një bazë biologjike dhe është shumë stabël në kohë e nëpër situata të ndryshme.
Karakteri është elementi psikologjik që jepet ose fitohet gjatë jetës dhe kalimi nga një shkallë te tjetra në rrugën evolutive provokon ndryshime të karakterit me pasoja edhe të tipit social-kulturor.
Te fëmija karakteri nuk dallohet akoma nga temperamenti, vendimi nuk dallohet akoma nga impulsi, proceset frenuese janë pak të zhvilluara, skemat mendore gjithashtu pak të zhvilluara etj.
Ndërsa personaliteti jo vetëm unifikon aspektet biologjike të temperamentit dhe ato psikike të karakterit të influencuara nga ambienti, por krijon edhe vlera, modele të reja të sjelljes.
Klasifikimi i personalitetit është bërë sipas disa tipeve e sipas disa modeleve. Çdonjëra prej tyre mund të krahasohet me një hartë e cila ka si qëllim që të thjeshtojë vizualizimin e mbretërisë së shpirtit njerëzor. Njëlloj si ekzistojnë harta gjeologjike, politike, rrugore etj, ashtu edhe hartat e tipologjisë së personalitetit ndjek një interes specifik. Asnjëra prej tyre nuk është gjithëpërfshirëse, asnjëra nuk është gjithçka në vetvete. Studimi i një harte nuk mund të zëvendësojë asnjëherë eksperiencën e vet territorit të shkelur nga njeriu..
Sot psikanalistët preferojnë që të flasin për personalitet/karakter si një modalitet të strukturuar të të menduarit, të dëgjuari dhe të sjelluri që rezulton nga ndërveprimi i ambientit në dispozitivin gjenetik e kulturor të individit dhe që është i modifikueshëm.
Pas këtyre shtroj pyetjen- përse dështoi S. Berisha në raport me kohën? Përse njëlloj si Ramiz Alia që mbas marrjes së pushtetit kishte momentin historik për të bërë punë historike, nuk arriti dot të ngrihet në nivelin e ideve që i kërkonte koha? Përse nga një njeri që e njihte sistemin administrative të centralizuar, mbeti rob i metodave të dosjeve e shantazheve të zyrave diktatoriale, nuk u shkëput dot nga mendësia e punës sipas stilit të centralizuar diktatorial?
Le të kthehemi te universiteti i parë i moshës deri tre vjeç.
Nga lindja deri në moshën tre vjeç, fëmija është totalisht nën masat ushqyese dhe vëzhgimin e pandërprerë të nënës. Gjatë kësaj faze fëmija fillon të flasë për vete (unë, e imja) duke marrë formë koshienca e vetes. Dy vjeç fëmija fillon të zbatojë rregullat, me refuzime të thjeshta hera herës si pjesë të një proçesi dinamik të kundërshtisë ndaj prindërve. Proçesi i mësimit të gjuhës së nënës zhvillohet me hapa të shpejtë si një element shumë i rëndësishëm i koshiencës në evoluim. Me nivelin e gjuhës që zotëron si tre vjeçar fëmija mëson emrin e disa emocioneve dhe arrin që të bëj lidhjen e këtyre emocioneve me situata të caktuara. Te fëmija 3-4 vjeç vizionet negative me skena e episode të përsëritura veçanërisht për vetveten mund të zhvillojnë një gjëndje me humor të turbulluar, me humbje të interesit dhe të kënaqsisë në aktivitete normali
