E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të fortët e PDK-së nuk e pranojnë dënimin me burg

Dy ish kryetarët e dënuar me burg, Xhabir Zharku i Kaçanikut dhe Bajrush Xhamajli i Ferizajt, me gjithë dënimet e shqiptuara me burg ndaj tyre, festat e fundvitit pritet t’i presin jashtë grilave.

Derisa Xhemajli, do të vazhdojë të jetë afër familjarëve të tij pa probleme me organet e rendit, për kolegun e tij, Zharkun, është duke u bërë ndjekja policore. Ai është arratisur dhe vendndodhja e tij ende nuk dihet.

Përveç policisë, vendndodhjen e Zharkut nuk e di as familja e tij.

“Nuk e di ku është. Nuk e kam pa. E a e pret ai Vitin e Ri me neve a jo është problem personal”, ka deklaruar për “Kohën Ditore”, Mërgimi, djali i Zhabir Zharkut, i cili është dënuar me tre vjet burg për vepër penale të detyrimit dhe për armë mbajtje pa leje.

E ndryshe nga Zharku, i dënuari tjetër, ish kryetari i Ferizajt, Bajush Xhemajli, do ta presë Vitin e Ri, pa frikë se mund të arrestohet, ani pse atë Gjykata e Qarkut në Prishtinë e ka dënuar me dy vjet e gjysmë burg për vepër penale të rrezikimit të trafikut, që për pasojë pati vdekjen e një të riu.

Xhemalji do të qëndrojë i lirë të paltën deri më 31 dhjetor të këtij viti, pasi kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila së fundmi ka vendosur masë të përkohshme të ekzekutimit të dënimit me burg./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›