Harasani: Demonstratat një rrugë pa krye

"Demonstrata është një rrugë pa krye, e cila është vërtetuar se ka sjellë humbje për PS-në", tha deputeti socialist.
Harasani theksoi se ka pasur shumë qëndrime të politikanëve dhe intelektualëve kundër dhunës dhe për këtë u kërkua dhe anulimi i demonstratave të të dy palëve.
"Pas qëndrimit të qartë të SHBA-së dhe BE-së, mendoj se duhet anuluar protesta homazh dhe të dy palët të fillojnë të marrin frymë thellë dhe të shikojnë mundësitë për gjetjen e rrugëve të kompromisit", tha deputeti i PS-së. Sipas tij, "të bësh një protestë, nuk besoj se i shërben shumë nderimit të tre viktimave".
"Le të kërkojmë atë që është kërkuar nga të gjithë, që prokuroria të bëjë një hetim të pavarur dhe të zbulojë fajtorët e vërtetë të vrasjeve. Unë besoj se për të 7-at, familjet ngushëllohen në shtëpi dhe jo nëpër sheshe, se kjo është tradita e shqiptarit", tha Harasani.
2011-01-28 08:35