E Diel, 1 Nëntor 2026

Harasani: Do kandidoj për kreun e PS-së në Tiranë. Ne nuk kemi synim përçarjen e socialistëve

Share

Deputeti socialist Andis Harasani, që prej kohësh tashmë, bashkë me Kastriot Islamin, kanë dalë kundër qendrimeve të partisë së vet, ka deklaruar se do të kandidojë për kreun e PS-së në Tiranë. Në këtë garë, ai është shprehur se Sajmir Tahiri nuk duhet të kandidojë, pasi sipas Harasanit, nuk është etike.

Nuk besoj se është etike dhe demokratike që personi i komanduar të jetë kandidat në zgjedhje. Gjithsesi në momentin që do shpallen kandidaturat, do shikoj dhe unë çdo bëj me kandidaturën time. Është ende herët për të folur, por të gjitha mundësitë janë për po,- deklaroi Harasani për Neës 24.

Sakaq, ai ka thënë se ata që kritikojnë qendrimet e PS-së, ku përfshihet edhe ai, nuk kanë për qëllim që të përçajnë socialistët. Përkundrazi, sipas Harasanit, qendrimet e tyre kanë si qëllim forcimin e partisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›