E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nderon Presidentin historik, Ibrahim Rugova

PRISHTINE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama po vazhdon vizitën e tij tri ditore në Kosovë. Pas takimeve që ka pasur me liderë kosovarë, kreu socialist nëpërmjet profilit të tij në Twitter ka njoftuar se sot ka vendosur kurora në varrin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Kurora nga Tirana mbi varrin e Presidentit Rugova, me nderim ne emër te Partisë Socialiste e me mbresën e pashlyeshme te takimeve me te.- shkruan Rama në Twitter.

Në ditën e tij të parë të qëndrimit në Prishtinë, Rama i dhuroi programin e PS-së dhe librin e tij Kurban, kryeministrit Hashim Thaçi.

Rama ka deklaruar gjithashtu se për festën e Pavarësisë do të jetë në Prishtinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›