Rama: Në Kosovë nuk u abuzua me Rrugën e Kombit, si në Shqipëri. Ideja për ndërtimin e saj, nga PS

rama te varri i rugoves
Ne ditën e dyte te vizitës se tij ne kryeqytetin kosovar, Prishtinë, kryesocialisti Edi Rama ka komentuar ndërtimin e autostradës Ibrahim Rugova, duke e vlerësuar atë si një rruge te standardeve evropiane. Qeveria e Kosovës ka bere një pune te shkëlqyer me ndërtimin e rrugës, ku nuk është vjedhur sikurse ka ndodhur me segmentin e autostradës Durrës Kukës Morine, është shprehur Rama duke shtuar se ideja e ndërtimit te saj ishte e socialisteve dhe jo e Partisë Demokratike.
“Eshte thene se ne e kemi penguar dhe sulmuar Rrugen e Kombit, por kjo nuk eshte e vertete, ne nuk kemi qene kunder kesaj rruge, pasi ka qene pikerisht Partia socialiste dhe kryeministri yne, Pandeli Majko, ai qe ideoi ndertimin e kesaj rruge”, ka thene Rama gjate fjales se tij.
Një nga pikat kryesore te programit te ri te Partisë Socialiste është edhe unifikimi i teksteve arsimore mes Shqipërisë dhe Kosovës, për te cilën Rama diskutoi një dite me pare edhe me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Kreu i PS, Edi Rama, paraditen e sotme ka qene ne varrin e Presidentit Ibrahim Rugova për homazhe. Ndërsa me pas ka zhvilluar një debat te hapur me intelektuale. Për here te pare kryesocialisti Edi Rama do te festoje ditën e flamurit me bashkëkombësit kosovarë.