E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në Vlorë, vdesin nga asfiksia burrë e grua

Share

Një çift bashkëshortësh kanë gjetur vdekjen gjatë natës së kaluar pasi janë asfiksuar nga çlirimi i gazit të qymyrgurit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Çole të Vlorës ku Avni dhe Myzejeme Bezani, 50 dhe 49 vjeç kishin shkuar tek shtëpia e prindërve të Myzejemes, ndërsa kishin ndezur qymyrguri për ngrohje. Gjatë natës ata kanë gjetur vdekjen.

Ka qenë djali i çiftit, i cili ka konstatuar vdekjen prindërve të tij.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka dalë në përfundimet se vdekja e bashkëshortëve ka qenë aksidentale./ora-news

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›