E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani Fondet e Piramides per pensionistet

Deputeti i PS-se propozim per Boden. Rama Jam dakord me Andisin

Problemet financiare te dala ne siperfaqe dhe te menaxhuara permes propagandes nga ana e qeverise aktuale ka ndihmuar ne unifikimin e qendrimeve te opozites socialiste. Permes nje mesazhi ne faqen e tij ne Facebook deputeti socialist Andis Harasani ka bere nje sugjerim ne distance per ministrin e Financave Ridvan Bode i cili ka pranuar zyrtarisht se buxheti i shtetit me rritjen me te larte ekonomike ne bote nuk ka fonde per shperblimet e fundvitit per pensionistet shqiptare. Po degjoja ministrin Bode i cili theksoi se nuk ka fonde buxheti i shtetit per shperblim per pensionistet per Vitin e Ri.

Ja ti japim nje ide te gjithe bashke. Te heqe fondin prej 5 milione dollaresh per te prishur Piramiden dhe me kete fond te paguaje nga 5000 leke 100 000 pensioniste shprehet Harasani duke percjelle ne te njejten kohe sa nje propozim praktik aq edhe nje mesazh ironie mbi projektet e qeverise aktuale e cila trumbeton objektiva gati futuriste per te harruar edhe ceshtje elementare si parate e xhepit te qytetareve. Fondi prej 5 milione dollaresh i parashikuar per prishjen e Piramides eshte nje llogari abuzive e argumentuar edhe me heret per arsye se per kete objekt jane akorduar disa here para nga buxheti i shtetit por pa dhene ne finale as nje Parlament dinjitoz te shume premtuar e as edhe nje transformim tjeter ne funksion te kultures. Per me teper qe Piramida ne vetvete ka krijuar nje kauze qytetare duke ndare opinionin kryeqytetas ne pro dhe kunder prishjes se saj nje reshtim artificial per shkak se edhe nisma per prishjen ngjan me shume me nje keqllogaritje politike. Por ky sugjerim i deputetit socialist ka krijuar nje premise per te konfirmuar me me shume force prirjen e ekipit drejtues te selise roze per te afruar kritiket e vijes zyrtare ne projektin politik te miratuar ne Kongresin e 5 nentorit. Keshtu po permes komunikimit virtual kreu socialist Edi Rama ka rimarre propozimin e Harasanit per tu shprehur dakord me te. Jam dakord me Andisin me 5 milione dollare u japim 100 mije pensionisteve 5 mije leke per Vitin e Ri dhe nuk shkaterrojme Piramiden shprehet Rama ne profilin e tij ne rrjetin social Twitter. Mendime te njejta per te njejten ceshtje e cila ka vleren e vet ne opinion. Si te tilla ato jane sherbyer nga kreu socialist si rruge komunikimi edhe me ata qe jane kritike te tij duke iu permbajtur edhe njehere thirrjes per bashkepunim dhe sinergji ne zbatimin e programit politik te PS-se. Nisur nga ajo cfare ndodhi ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare dhe zgjedhjen e Kryesise se PS-se ky qendrim i Rames fare mire mund te lexohet edhe si perseritje e ofertes per bashkepunim dhe disponim per te degjuar te gjithe vokalin politik te partise. Nje arsye per kete afrim eshte edhe loja e shumices e kryesuar nga Kryeministri Sali Berisha i cili edhe ne takimet e fundit ne France nuk mungoi te fajesonte vetem opoziten shqiptare per bllokim te procesit te integrimit europian te Shqiperise. Shaluar mbi kalin e rrenave Saliu shpon veshet botes duke luftuar me opoziten e vendit te tij ne syte e dinjitareve te huaj. turp nenvizon serish Edi Rama ne Twitter duke rishpallur formalisht se pajtimi me Berishen ne momentin e tanishem eshte vetem nje rruge per rregulla dhe perkufizime per ballafaqimin e ardhshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›