E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri padi ne prokurori ndaj policise Ishte pasive ne incident

Deputeti i PS

Partia Socialiste do te depozitoje nje kallezim penal lidhur me incidentin e dates 8 dhjetor ku u perfshi edhe deputeti i saj Sajmir Tahiri. Burime nga kjo parti bejne te ditur se ne ditet ne vijim kallezimi do te behet realitet ne institucionin e akuzes dhe se ai do te kete si objekt si personat qe i jane kanosur Tahirit ashtu edhe policine bashkiake dhe ate te rendit. Madje forcat e policise jane objekti kryesor i kallezimit pasi permes pamjeve filmike te transmetuara shihet fare qarte se per nje fare kohe policia duket sikur bashkepunon me personat ne fjale permes heshtjes dhe qendrimit te vet vezhgues. Me shume kuptim merr ky kallezim nisur nga fakti se ndaj deputetit ne prani te policise eshte ushtruar dhune fizike relative cka nuk eshte normale dhe e pranueshme per nje vend anetar te NATO-s. Ne planin politik ndjekja e ceshtjes ne rruge ligjore edhe pse nen logon e PS-se ngjan si nje proces i vene ne levizje edhe nga deputeti Tahiri ndaj te cilit perfaqesues te se djathtes kane ngritur kallezime per shpifje dhe madje ka me vendime gjykate gjoba jo te vogla. Ajo qe nuk kuptohet ende eshte se nese ne rastin e ballafaqimit me ministra dhe deputete te djathte qendron ne mes nje loje politike ne rastin e incidenteve ne bulevard nuk shpjegohet se kush perfitoi nga to dhe se cilat ishin arsyet reale. Ndaj edhe kallezimi ne objektin dhe arsyetimin e vet paraqet nje lloj interesi por edhe kurioziteti pasi aty mundet te lexohet edhe pseja e qendrimit te forcave te policise. Po keshtu deri me tani selia roze nuk ka nje qendrim zyrtar per ngjarjen sikunder nuk ka edhe ndonje reagim ne format e praktikuara se fundmi me ane te rrjeteve sociale. Gjithsesi ne vemendje si fakte te njohura publikisht vijne grupi i te rinjve socialiste i grumbulluar prane Ministrise se Brendshme pankartat e tyre me akuza shume te renda dhe te personalizuara ndaj kryetarit te bashkise Lulzim Basha si dhe funksionareve te tjere te larte te shtetit mes te cileve edhe Presidenti aktual Bamir Topi. fare kane premtuar dhe cfare kane bere thuhej ne nje nga pankartat e te rinjve te vendosura anes murit te Ministrise se Brendshme. Po keshtu si fakt jane edhe pamjet filmike qe me nje sy te thjeshte akuzojne sidomos policine per qendrimin e vet. Ne planin politik vlen te sillet ne kujtese fakti se protesta e socialisteve kishte shfrytezuar daten 8 dhjetor perndryshe Diten e Rinise per te ringritur akuzen ndaj ekipit qeverises i cili ka mandatin fillestar politik pikerisht ne kete date. Ne ndryshim nga kohet e meparshme se fundmi 8 dhjetori ka nisur te kujtohet edhe nga selia roze qe me Edi Ramen ne krye ka riintegruar ne investimin e vet politik edhe nje prurje nga levizjet e dhjetorit 1990 madje nder me radikalet dhe me polemizueset me te shkuaren e diktatures komuniste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›