E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Karbunare në Lushnje.

Automjeti me targa  LU 6165 B, i drejtuar nga  shtetasi Orikel Këmbora, 29 vjeç, ka aksidentuar për vdekje 75 vjeçarin Lili Çuko.

Ky i fundit ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është goditur nga automjeti i drejtuar nga  Këmbora.

Duke iu referuar të dhënave të policisë, mësohet se 75-vjeçari ka humbur jetën, gjatë kohës në të cilën po transportoheshe për në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Unifromat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›