E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Dialogu Kosovë-Serbi, do vazhdojë!

 Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë, ndonëse ende nuk ka një datë të caktuar dhe vendimtare.

Kjo ka qënë deklarata e zëvendëskryeministres Edita Tahiri, njëherësh shefe e ekipit negociues të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Ajo ndër të tjera ka theksuar se në samitin e BE-së është shpërblyer angazhimi konstruktiv i palës kosovare, duke u kundërshtuar kandidatura e Serbisë.

Jo të njëjtën qëndrim ka mbajtur pala tjetër. Shefi i ekipit negociues të Serbisë, Borislav Stefanovic, ka theksuar se vendimi i Këshillit të Evropës për të shtyrë statusin Serbisë, nuk do të ketë ndikim në rrjedhën e dialogut me Prishtinën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›