Të degraduarit politik, kërcënojnë me revoltë komuniste më 20 nëntor

Rama me sheshet bosh, zhvendoset në lagunën e Aldo Bares në Lushnje
Lëvizja haxhiqamiliste për destabilizimin politik të Shqipërisë është drejtuar dje, drejt myzeqesë, në një zonë ku socialistët kanë investuar për vite të tëra për kultivimin e krimit dhe mafies të lidhur me qarqet politike. Pas Tiranës, Beratit dhe Shkodrës, Edvini zhvendoset drejt Lushnjes me formacion mbështetës akoma edhe më të cunguar. Duke paralajmëruar për protestat e radhës në Lushnje, në vendin ku, ish-kapoja i bandës, Aldo Bare, gjatë qeverisjes Socialiste, ishte bërë si një “udhëheqës” më vete, duke krijuar një zonë neutrale, tipike shtet- brenda shtetit, i ndihmuar në këtë aventurë të rëndë kriminale nga suporti i analeve diplomatike të Arta Dades dhe Gramoz Ruçit, Edvini shkonte atje me orientimet e po, këtyre dy njerëzve. Por, pa harruar dhe Spartak Ngjelën, i cili si në çdo pjesëmarrje i shton vetes, nga një gafë qesharake që vetëm një politikani në karrierë s’mund t’i falen. Duke marrë fjalën në radhë, të gjithë të dëshpëruarit e mëdhenj nga rezultati i drejtë, disfavorizues i zgjedhjeve të 28 qershorit, të majtë dhe disa pseudo- djathtistë, bukëshkalë, të dështuar dhe aproduktivë, vijuan thirrjet anarshiste për revolta kombëtare më 20 nëntor. Duke shkelur vlerat ideologjike të një krahu politk siç është e djathta dhe duke i’a atribuuar ato një karikature politike si Edi Rama me dy “patericat” e rëndomta, (Arta Dade mikja e ngushtë e Aldo Bares) dhe Gramoz Ruçi, po ashtu me tendenca të qarta ndaj botës së krimit dhe korrupsionit, Spartak Ngjela apo edhe Nard Ndoka, kanë ndjerë fundin e tyre politik, ndonëse me vonesë dhe siç duket po luajnë kartën e fundit që siç ndodh rëndom është e destinuar t’i kushtohet fatalitetit. Kësisoj, apelet e Edvinit, Ngjelës apo edhe të Ruçit, për revolta mbarë kombëtare, nëse nuk hapen kutitë e votimit, nuk janë gjë tjetë veçse grahma e fundit e disa karrieristëve që kanë qëndruar në politikë mbi baza të pista amoraliteti dhe implikimi në afera të dyshimta, të faktuar nga organet përgjegjëse. Qytetarët e thjeshtë, apo edhe socialistët e thjeshtë në mbarë vendin po shohin me habi se si partia e tyre, pra PS-ja, është degraduar deri në këtë farë pike, duke humbur çdo lloj identiteti si forcë politike apo përfaqësuese e një pjese të elektoratit. Dhe prania e Ngjelës apo e Nard Ndokës, nuk duket se i jep impuls dhe as që konsiderohet si katalizë në procesin e tentativave destabilizuese të Edvinit, madje më tepër, po trajtohen dy figura të pavlera dhe që, nga halli janë bërë pjesë e çudi-bërjes aventureske të kryesocialistit. Një aventurë, sa e rrezikshme për imazhin e vendit në kuadër të përmbushjes së detyrimeve dhe kushteve të institucioneve ndërkombëtare, aq edhe pa efektshme, porsa kohë mendojmë se nxitësit e saj janë, Ngjela, Ndoka apo Arta me Gramozin, figura aspak të dëshiruara dhe njëherazi të degraduara politikisht. Pavarësisht thirrjeve për revoltë anarkike më 20 nëntor, Edvini me formacionin e cunguar dhe pa mbështetës, shumë shpejt duhet të marrë mbi supe pëergjegjësitë e veçanta të kësaj angalle komuniste.