E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani Protestat po bezdisen qytetaret Qamil Xhani

Nisja e protestave ne te gjithe vendin dhe vazhdimi i bojkotit parlamentar nuk shihet si nje taktike e dobishme per Partine Socialiste nga vete emrat e rendesishem te saj. Rikthimi i opozites ne rrugen e protestave shihet si nje levizje e gabuar dhe pa perspektive nga anetari i kryesise se PS-se Andis Harasani. Duke folur per televizionin Klan Harasani i ka cilesuar dje protestat si nje nisme e pajustifikueshme. Ai tha se protestat jane kthyer sipas tij ne shqetesim per qytetaret. Une i shoh si dicka te pajustifikueshme protestat. Ajo qe po na ndodh ne ne Partine Socialiste eshte thjesht qe ne po i lodhim dhe merzisim njerezit si dhe po harxhojme ato energji qe i duhen Partise Socialiste per tu bere gati dhe per te fituar zgjedhjet e ardhshme lokale tha Harasani.
Deputeti socialist kritikon edhe qendrimin e Partise Socialiste kundrejt Parlamentit duke kritikuar faktin se ende partia me e madhe e opozites refuzon te marre pjese ne votimin e ligjeve. Harasani thekson se kete procedure te tejzgjatur tashme PS po e vazhdon edhe pse deputetet e saj mund te ushtrojne te drejten per te votuar kunder. Teksa komenton mungesen e votes per Buxhetin e Shtetit te vitit 2011 z.Harasani thote se prania e socialisteve ne Kuvend por pa marre pjese ne votime eshte nje forme bojkoti ndaj ketij institucioni. Fatkeqesisht Partia Socialiste vazhdon bojkotin e Parlamentit bojkot qe e ka filluar qe pas zgjedhjeve te vitit 2009. Une jam i bindur qe ky eshte thjesht bojkot. Per sa kohe qe ne shkojme ne Kuvend thjesht per te votuar prezencen thjesht per te thene ato qe kemi per te thene dhe me pas largohemi pa votuar ky eshte nje proces bojkoti i pajustifikueshem pohon z. Harasani.
Deputeti i PS-se flet edhe per nismen me te fundit te opozites per ngritjen e Akademise Politike nje nisme qe eshte lancuar nga kreu z. Edi Rama si nje shkolle per te majten dhe mundesi per te afruar politikanet e rinj. Harasani eshte kategorik ne qendrimin e tij ne lidhje me kete forum te ri teksa thote se ne Akademine Politike vetem akademike nuk ka. Per me teper Harasani kritikon dhe mungesen e akademikut te njohur Rexhep Meidani ish-President i Republikes. Eshte nje akademi pa akademike. Fakti qe nje nga akademiket me te spikatur te Shqiperise te viseve shqiptare dhe emer i rendesishem i Partise Socialiste Profesor Doktor Rexhep Meidani nuk ishte i ftuar ne ate akademi flet shume - tha Harasani ne lidhje me nismen e PS-se te lancuar pak dite me pare.
Andis Harasani ka qene nje prej deputeteve dhe anetareve te Kryesise se PS-se qe ka qene me kritik ndaj nismave qe ka marre partia me e madhe e te majtes duke kritikuar edhe axhenden e socialisteve pas zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit 2009. Andis Harasani eshte pjese e Levizjes per Mendimin Ndryshe LMN nje levizje qe doli kunder bojkotit te Kuvendit qe ne idene e hedhur per here te pare nga kryetari i PS-se Edi Rama ne tetor te vitit te kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›