Harasani: Qeveria të ketë kujdes me koncensionet
Deputeti i opozitës Andis Harasani thyen bojkotin kuvendor, duke marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Ai u shpreh për mediat se do të marrë pjesë në jetën kuvendore sepse është detyrë e tij dhe në këtë mënyrë respekton votën dhe mandatin që i kanë dhënë qytetarët që e kanë votuar. Në të njëjtën kohë, deputeti Harasani foli edhe për privatizimet, duke i vlerësuar ato, por nga ana tjetër i kërkoi qeverisë të ketë kujdes zbatimin deri në fund të kontratës dhe respektimin e saj. ”Kur është bërë tenderi, kush e përzgjodhi iFC-në si konsulent. Me çfarë kushtesh, sa ka qenë fondi limit për këtë tender? U shpreh Harasani. Sipas tij, edhe vala e re e privatizimeve që ka lajmëruar qeveria do të krijojë më shumë kosto se sa përfitime për ekonominë dhe për këtë i referohet eksperiencave të kaluara. “Ne kemi dhënë shumë vepra me koncesion dhe ajo çfarë ka ndodhur është se kontrata nuk ndiqet. Me shqetwsuese wshtw kontrata koncesionare e CEZ, qw nuk ka pwrmbushur asnjw pikw tw kontratws”, tha deputeti Harasani. Ndërsa pak ditë më parë, Kryeministri Berisha deklaroi se ky vit do të jetë viti i privatizimeve. Të gjitha objektet publike e privatizuara do të jepen me koncension. Qeveria shqiptare ka shpallur si prioritet madhor privatizimin e rreth 1280 aseteve shtetërore, të cilat aktualisht janë prona në përdorim nga Ministria e Mbrojtjes. Këto objekte janë reparte ushtarake, depo armatimesh, etj, apo uzina dhe fabrika, që nga periudha e sistemit socialist, si p.sh, ish-kombinati i tekstileve Tiranë, ish-ndërmarrja e Duhan-Cigareve në Durrës, ish-Ndërmarrja e prodhimit të Çeliqeve në Elbasan, etj”. Gjithashtu, qeveria ka planifikuar shitjen e aksioneve të mbetura shtetërore në shoqëritë strategjike, 24 për qind e aksioneve të CEZ, aksionet e ARMO-s, INSIG, aksionet e Albpetrol, etj, në dobi të një efiçience më të madhe të një ekonomie tregu. Nëpërmjet këtij procesi, nuk synohet vetëm arkëtimi i një shume të konsiderueshme parash, për arkën e buxhetit, në një kohë afat-shkurtër, që do të përkthej në shumë investime publike për qytetarët, por mbi të gjitha privatizimi i këtyre aseteve i shërben rigjallërimit të iniciativës private, për të zgjeruar aktivitetin e biznesit, për të prodhuar më tepër zhvillim ekonomik dhe të zgjeruar mundësitë e punësimit, sidomos në zonat më pak të zhvilluara. Sipas një bilanci zyrtar të Ministrisë së Ekonomisë për privatizimet, gjatë vitit 2010 dhe gjatë muajit janar-shkurt 2011, kanë përfunduar së përgatituri 118 dosje vlerësimi, me rreth 350 objekte me vlerë totale rreth 4.22 miliardë lekë, nga të cilat janë dërguar për të vazhduar procedurën e shitjes në Ministrinë e Financave, 101 dosje vlerësimi, me rreth 30 objekte, me vlerë gjithsej 4 miliardë lekë. 17 dokumentacione vlerësimi janë në procedurën e përpunimit dhe kontrollit. Kështu, në zbatim të procedurës ligjore në fuqi për privatizimin, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka urdhëruar ngritjen e 380 komisioneve të vlerësimit, për vlerësimin e rreth 455 objekte në administrim të institucioneve të ndryshme. Këto objekte, aktualisht janë në procedurë vlerësimi