E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakteri E.coli, Ministria e Bujqësisë merr masa

Vala e infektimeve të rrezikshme me virusin e quajtur Esherishja Coli në Gjermani duket se ka rritur alarmin edhe në Shqipëri.
 

Sipas autoritetit Kombëtar të ushqimit janë njoftuar të gjitha pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin për mos lejimin e importit të produkteve që dyshohet se janë të ndotura me këtë bakter.
 

Ndër të tjera në faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë theksohet se në pikat e kalimit kufitar stafi i inspektorëvë është i trajnuar dhe kryen të gjithë veprimet për kontrollin e produkteve konform rregullave që kanë dhe vendet e BE.
 

Ndërkohë sipas AKU-së theksohet se vendi ynë nuk është importues i produkteve bimore të tilla si kastraveci apo sallata jeshile nga vendet e BE të cilat janë të prekura bakteri në fjalë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›