E Diel, 1 Nëntor 2026

Harasani e Blushi japin leksione se si duhet bërë opozitë, diskutojnë kufizimin e borxhit me Kushtetutë

Share

Anëtarët  e grupimit për mendim ndryshe në PS, Ben Blushi dhe Andis Harasani, po japin leksione se si duhet bërë opozitë me Berishën për të ardhur në pushtet. Në një intervistë të botuar dy ditë më parë, Ben Blushi tha se nëse duhet ndërhyrë në Kushtetutë, kjo duhet bërë për të kufizuar nivelin e borxhit, një propozim që po qarkullon në Europë për të parandaluar krizat.

Mendoj se në Kushtetute duhet ndërhyrë për arsye me urgjente. Ka ardhur koha të përcaktojmë me Kushtetutë nivelin e borxhit, gjë që shumë vende sot po e bëjnë. E fundit është Spanja, por dhe Franca, e cila po e hap këtë debat në kushtet e borxhit që po kapërcen nivelin e GDP. Ky do të ishte i famshmi Golden Rule, pra rregulli i artë, i kufizimit të borxhit me ligj, tha Blushi.

Të nesërmen atij i është përgjigjur Harasani dhe debati i tyre po zë një hapësirë të madhe në mediat e qeverisë. Harasani tha se nuk duhet kufizuar borxhi me Kushtetutë, për shkak se kështu i lidhen duart qeverisë për të ndërmarrë investime të guximshme.

Edhe deputeti i PD, Sybi Hida, thotë se një rregull i tillë është i bukur në teori, por me probleme në praktikë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›