E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdes, mos e zgjoni Doktorin! BERZH: Rritja ekonomike sivjet 1.9 përqind, vitin tjetër 1.0 përqind

Share

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, ka vendosur që të ulë ndjeshëm parashikimet për rritjen ekonomike për Europën Lindore. Sipas saj, sivjet rritja ekonomike e Shqipërisë do jetë 1.9 përqind, kurse vitin 1.0 përqind. Sipas BERZH, shkak për këtë ulje të parashikimit është bërë kriza greke që po prek ndjeshëm ekonominë shqiptare. Më përpara rritja ekonomike ishte parashikuar në nivelet 2.5 përqind për këtë vit dhe 3.1 përqind për vitin që vjen. Lajmi i keq është se vitin tjetër do jemi më keq. Në këtë mënyrë, të paktën katër vitet e dyta të qeverisjes, Berisha e ka ulur rritjen ekonomike deri më pesë herë në krahasim me atë që gjeti kur erdhi në pushtet. Ndërsa ekonomia ndodhet në këtë ditë të zezë, ai vazhdon e flet për një ekonomi si të Gjermanisë. Çudi që progres- raporti i Komisionit Europian nuk i kishte parë këto rritje të eksporteve, të punësimit e të investimeve të huaja direkte?

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›