E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e të Verbërve, apel për plotësimin e kërkesave

Mungesa e sinjalistikës dhe rrugëve të posaçme për personat e verbër në vendin tonë vazhdojnë të mbeten problemet më emergjente që kërkojnë zgjidhje. Ky shqetësim ngrihet të paktën një herë në vit nga të verbrit në datën 15 tetor, e cila simbolizon dhe Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, një mjet mjaft i domosdoshëm që i mundëson këtij kontingjenti lëvizjen. Por, këtyre shqetësimeve iu shtohet së fundmi edhe problemi i punësimit. “Infrastruktura rrugore në Shqipëri nuk është e përshtatur për personat e verbër. Për sa i përket punësimit, kjo lë për të dëshiruar. Për arsye se personat e verbër nuk janë të kualifikuar në kuptimin e shkollave profesionale. Dhe ata të verbër, të cilët në profesionin e tyre nëpërmjet universiteteve që kryejnë gjejnë shumë vështirësi në administratën publike apo private”, - pohon kryetari i Shoqatës së të Verbërve për Tiranën, Ervin Kapedani. Dita e Shkopit të Bardhë daton që nga viti 1964, kur presidenti amerikan Johnson ka nënshkruar një deklaratë, e cila i konsideron personat me shikim të kufizuar, të denjë për të gëzuar të gjitha të drejtat. Në vendin tonë numërohen rreth 10 mijë persona që nuk shikojnë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›