E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen temperaturat, mjekët: Kujdes me virozat e stinës

SHKRUAN: Jonida Tashi 17-10-2011 13:42

Një valë tjetër i ftohti me ulje të ndjeshme të temperaturave pritet të përfshijë vendin.

Meteorologët parashikojnë mot të ftohtë dhe me shi gjatë javës që vjen. Sipas tyre, i ftohti do të ndihet në të gjithë vendin, sidomos në zonat malore, ku temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus 3 gradë celcius. Në këto kushte, sipas mjekëve, këto luhatje temperaturash do të përballohen me vështirësi nga organizmi ynë, duke sjellë probleme me rrugët e frymëmarrjes. Ndaj mjekët këshillojnë për të pasur kujdes me veshje dhe në anën tjetër të shmangin ambientet kolektive ku ka me tepër të sëmurë me gripin sezonal.

Çdo ditë, në Urgjencën e Infektivit në QSUT paraqiten rreth 60 pacientë të prekur nga virozat e stinës, por fluks më të madh ka në urgjencën e Pediatrisë. Ndërkohë që në rang vendi numri i të prekurve nga infeksionet e sistemit të frymëmarrjes shkon në 10 mijë raste në javë. Por, mjekët shpjegojnë se numri i të sëmurëve është disa herë më i madh, pasi një pjesë e mirë e tyre nuk paraqiten në spital, por marrin mjekim në shtëpi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›