Harasani ironizon ambasadorët: Tu hiqet imuniteti edhe atyre
Deputeti socialist, Andis Harasani, ka ironizuar ambasadorët në vendin tonë, në lidhje me përfshirjen e tyre në diskutimet për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Harasani thotë se është dakord për heqjen e imunitetit, por vetëm në rast se u hiqet edhe ambasadorëve.
Unë jam dakord për heqjen e imunitetit. Por sdi a janë dakord dhe këta ambasadorët e huaj që dhe atyre tu hiqet imuniteti, shoqëruesit, etj, etj! Po hallin e kam që mbasi tna mbushin mendjen që duhet me dorëzu imunitetin do ngelen pa punë ambasadorët, e kush e di se me çkëshilla fillojnë? Thua të merren me gjyshen, e ti mësojnë si bëhen fasulet?, shprehet në Facebook Harasani.
Ambasadorët e Trojkës dje takuan kreun e PS-së, Edi Rama në lidhje me heqjen e imunitetit, ndërsa prej kohësh kanë kërkuar heqjen e tij.
