E Diel, 1 Nëntor 2026

Harasani sulmon procesin e zgjedhjes se kryesise se PS

Deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani ka sulmuar procesin e zgjedhjes së kryesisë së PS-së. Sipas tij vendimi i djeshëm i kryesisë është qesharak.
“Një kandidat, i komanduar, kërkon shtyrjen e datës se zgjedhjeve për t’i dhënë kohë kandidatit tjetër që të shpalosë platformën.....Qesharake!!!! Si mund të quhet garë kjo?”- ka deklaruar Harasani
Kryesia e Partisë Socialiste vendosi zhvillimin e zgjedhjeve për Tiranën në 3 mars. Dy do të jenë kandidaturat e përcaktuara nga ky forum për kreun e ri të PS-së së kryeqytetit, konkretisht ajo e deputetit, njëherësh dhe kryetari i mandatuar për këtë post, Sajmir Tahiri dhe ish-deputeti socialist, Ilir Zela. I takon asamblesë socialiste të kësaj bashkie për të thënë fjalës së saj, se cili do të jetë fituesi. Kështu për më shumë se tre orë mbledhje, kryesia e kësaj partie diskutoi mbi një sërë çështjesh, siç ishte reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare. Por një vëmendje të veçantë në këto diskutime kishte dhe raporti PS-Media, për shkak se tashmë kjo parti është përfshirë në një process parapërgatitor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Madje, përmes një deklarate për shtyp, PS informoi se gjatë mbledhjes së këtij forumi, kryetari, Edi Rama propozoi ngritjen e një grupi pune për hartimin e strategjisë së komunikimit me publikun, propozim i cili u miratua nga anëtarët e kryesisë. Gjithashtu, kjo mbledhje vendosi dhe ngritjen e një grupi pune që do të koordinohet nga deputetja Olta Xhacka dhe drejtohet nga anëtarja e kryesisë, Eglantina Gjermeni për të konceptuar një projekt që do i serviret kryesisë në mbledhjen pasardhëse, mbi organizmin e forumit të gruas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›