Harbuzi pretë ofertë të re nga AIK

Pas tre sezoneve të kaluara në Turqi te skuadra e Gençlerbirligit dhe Manisasporit, Labinot Harbuzi pritet të rikthehet në elitën e futbollit suedez.
Mesfushori kosovar është pranë transferimit te skuadra e AIK’ut. Këta të fundit i kanë ofruar një ofertë kosovarit me pasaportë suedeze, por e cila është refuzuar nga Harbuzi për çështje financiare.
Sipas medieve suedeze 26 vjeçari tani është duke e pritur një ofertë të re nga drejtuesit e AIK’it. Nga viti 2006 e deri më 2009 Harbuzi ishte pjesë e skuadrës suedeze Malmo.