E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro-2012, UEFA: Masa shtesë kundër racizmit

Trupi drejtues evropian i futbollit i bëri thirrje zyrtarëve në qytetet polake dhe ukrainase, nikoqire të kampionatit Euro-2012, që të bëjnë më shumë për të siguruar se nuk do të përsëriten abuzimet racore.

UEFA tha se në letrat dërguar kryetarët të qyteteve nikoqire për Euro-2012, ka kërkuar që të parandalohen sjelljet diskriminuese ose raciste në seancat e hapura të stërvitjeve.

UEFA kërkoi që të ndërmerren masa shtesë, përfshirë një prani më të madhe të policisë.

Thirrja vjen pasi kapiteni i Holandës Mark van Bomel, tha në një intervistë më 8 qershor se ekipi i tij ka dëgjuar imitime të zërave të majmunëve, që iu drejtoheshin dy lojtarëve me ngjyrë të ekipit holandez gjatë strëvitjes në qytetin polak të Krakovit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›