Lazio, ofertë për Hetemajn

Sipas të përditshmes sportive italiane La Gazzetta dello Sport, skuadra e Lazios, po përgatitë një ofertë për Chievon për ta transferuar në Olimpico Përparim Hetemajn.
Ekipi nga kryeqyteti italian kishte shprehur interesim për mesfushorin kosovar edhe verën e kaluar mirëpo në fund Hetemaj nga Brescia u transferua në Chievo.
Reprezentuesi finlandez është vëzhguar nga drejtuesit e Lazios të cilëve u ka lënë përshtypje të mira. Nëse Lazio dhe Chievo arrijnë marrëveshje atëherë drejtorit sportiv i Lazios, Igli Tare nuk do ta ketë të vështirë ta bind mesfushorin nga Skenderaj të transferohet në Olimpico.