E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina mposhtë Suedinë

Ukraina ka shënuar një fitore të madhe përballë Suedisë me rezultat 2:1 në kuadër të Grupit D.

Në pjesën e parë, bashkë-nikoqiri i Euro 2012, Ukraina ka pasur iniciativën të lehtë në fushë. Ukrainasit kanë pasur disa raste të mira për shënim mirëpo mbrojtja e suedezëve ka qenë e vëmendshme duke evituar më të keqen.

Megjithatë dominimin e ukrainaseve, Suedia e kishte rastin më të mirë për shënim kur Zlatan Ibrahimoviç, në minutën e 37’të me kokë goditi shtyllën e majtë pingule të Andriy Pyatovit.

Pjesën e dytë Suedia e ka nisur furishëm. Në minutën e 52’të Ibrahimoiç kaloi suedezët në epërsi 0:1. Mirëpo vetëm pas pesë minutave rezultatin e barazoi veterani Shevchenko.

Ish ylli i Milanit në minutën e 61’të sërish doli në skenë. Ai shënoi me kokë për ta kaluar në epërsi 2:1 Ukrainën. Pas golit të disavantazhit suedezët u munduan ta barazojnë rezultatin por përpjekjet e tyre ishin të kota.

Në këtë takim nuk është inkuadruar fare mesfushori kosovar Emir Bajrami. Ky i fundit është shqiptari i vetëm që po merr pjesë në Euro 2012 i cili po mbahet në Poloni dhe Ukrainë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›