E Diel, 1 Nëntor 2026

Harizaj: Te henen nis plotesimi i A2 Sonila Isaku

Maturantet te cilet kane perfunduar provimet dhe kane marre nota kaluese duke filluar nga java qe vjen do te kene mundesine te plotesojne formularin A2. Drejtuesit e Agjencise Kombetare te Provimeve thone se dita e djeshme ishte afati i fundit qe te rinjte duhet te benin pagesen prane shkollave qe te futen ne sistem. Ne rast se ata nuk shlyejne kete detyrim financiar prej 2000 lekesh atehere nuk jane me pjese e matures, pasi mesatarja e tyre nuk hidhet online ne sistem per t'u perllogaritur. “Deri ne fund te javes do te kemi gati sistemin dhe udhezuesin perkates per maturantet qe do ta publikojme ne faqet elektronike te agjencise dhe Ministrise se Arsimit. Fundi i javes ose fillimi i javes tjeter do te jete edhe periudha kur do te startoje plotesimi i formularit nga maturantet. Detyrimi shteteror eshte qe ata duhet te paguajne nje tarife per proceduren e plotesimit te formularit. Shkolla nuk i fut piket e mesatares maturantit ne qofte se ai nuk paraqet faturen e ketij detyrimi",- thote Alfons Harizaj, drejtor i AKPS-se. Nderkaq kete vit jane shtuar edhe mjaft programe te reja per t'u perzgjedhur nga te rinjte ne formularin A2 cili do te jete serish online. Jane mbi 300 programe studimi qe perfshijne te gjitha lendet e shperndara ne universitetet publike. Formulari A2 mund te plotesohet nga cdo qender interneti apo dhe ne te gjitha ambientet ku ka internet, ne momentin qe zyrtaret e arsimit do te hapin procedurat. Ata pritet te kene rreth tre deri ne kater dite kohe per ta plotesuar ate. “Aplikimi kete vit do te behet online, nderkohe qe nuk parashikohen ndryshime sa i takon procedures se plotesimit apo kushteve per listimin e preferencave. Plotesimi i formularit do te perfundoje rreth dates 30 korrik. Mund te themi se maturantet do te kene me shume mundesi per te zgjedhur, pasi kete vit jane shtuar rreth 25 programe te reja universitare, te detajuara keto ne brendesi te formularit A2”, deklaron Harizaj. Aktualisht nje numer i madh maturantesh nuk kane ende ne duar rezultatet e provimeve. Shkak per kete situate behet grumbullimi menjane i shume testeve te dyshuara per kopje, te cilat do ti nenshtrohen verifikimit nga nje tjeter komision ekspertesh qe eshte ngritur se fundmi me urdher te Ministrit te Arsimit. Gjithashtu ka edhe teste te cilat jane vene menjane, jo vetem per kopje, por edhe per shkak te mosperputhjes se te dhenave apo te shenjave, qofte edhe gabimisht te bera gjate dites se provimit nga maturanti. Por, pavaresisht ketij fakti keta maturante nuk do te penalizohen nga e drejta per plotesimin e formularit A2. Komisioni do t’u riktheje nje pergjigje ketyre maturanteve, ne lidhje me rezultatin e tyre para mbylljes se afateve te plotesimit te formularit A2.

Penalitetet

Rreth 11 mije eshte numri i maturanteve qe mbeten jashte gares per te plotesuar formularin A2, pasi keta maturante jane vleresuar me nota negative ne nje nga provimet e detyruara ose me zgjedhje, te cilat duhet t’i japin serish gjate muajit shtator. Vetem pasi te kene marre rezultatet kaluese do mund te aplikojne ndjekjen e studimeve te larta. Nderkohe, 5 deri ne 6 mije maturante te tjere gjate ketij viti kane aplikuar per te ndjekur studimet e larta edhe ne universitetet e huaja.

Formula per llogaritjen e pikeve

Kandidatet mund te llogarisin vete piket qe do te konkurrojne per ne shkollen e larte. Formula: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (ne varesi te rezultatit qe del). Sipas kesaj formule, M = mesatarja e kater viteve te gjimnazit, D1 = provim i detyruar i letersise, D2 = provim i detyruar i matematikes, T1 = provimi me zgjedhje 1, T2 = provimi me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkolles se kryer dhe k2 = koeficienti sipas provimeve me zgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›