Harold Segel Autoret e mi te burgut

Profesori dhe studiuesi i letersise dhe gjuheve sllave ne Universitetin e Kolumbias perfshin disa shkrimtare shqiptare ne guiden e autoreve te gulagut te Evropes Lindore.
Velo Lubonja Zhiti po edhe Mustafaj. Per here te pare me te drejta te plota ne nje studim per letersine e burgut ne Evropen Lindore
Harold B. Segel sot Professor Emeritus i Universitetit te Kolumbias ka kaluar nje pjese te mire te jetes ne Boston. Aty eshte lindur eshte rritur dhe shkolluar eshte diplomuar deri ne Harvard. Ne stinen e vone te jetes sic e quan kete faze te veten ka ne dore vepren e trete te nje serie per letersine e Evropes Lindore prej vitit 1945 deri ne renien e regjimeve komuniste ne keto vende.
Studiuesi i letersise dhe gjuheve sllave ne Universitetin e Kolumbias njeheresh studiues komparatist ka perfshire disa autore shqiptare ne guiden e autoreve te gulagut te Evropes Lindore. Velo Lubonja Zhiti po edhe Mustafaj. Per here te pare letersia e burgut me te drejta te plota ne nje studim te plote per letersine e burgut ne Evropen Lindore
Harold B. Segel e nisi karrieren pedagogjike prej vitit 1955 dhe me 1959 ai hyn ne Departmentin e Letersive dhe Gjuheve Sllave ne te njejtin Universietin e Kolumbias. Si studiues i letersise polake ruse dhe letersise komparatiste ka botuar Stranger in Our Midst Images of the Jew in Polish Literature 1996 Political Thought in Renaissance Poland An Anthology in English 2003 The Literature of Eighteenth-Century Russia A History and Anthology in teo volumes 1967 The Trilogy of Alexander Sukhovo-Kobylin 1969 Teentieth-Century Russian Drama from Gorky to the Present 1979 etj.
Du veprat The Columbia Guide to the Literatures of Eastern Europe Since 1945 Columbia 2003 dhe The Columbia Literary History of Eastern Europe Since 1945 Columbia 2008 i prijne studimit qe ai ka ne dore.
Prandaj e ftuam prof. Segel te prezantoje vepren e tij ne kete interviste ku nder te tjera kujton ka qene familjar me Kishen Ortodokse Shqiptare ne Boston ka lexuar per Fan Nolin dhe aktivitetin e tij si guru i shqiptarve te Amerikes. Keshtu qe lidhjet e tij me Shqiperine i kane rrenjet nje gjysme shekulli perpara.
Ne vitin 1959 u takua ne Universitetin e Kolumbias me nje shqiptar dhe studiues te shkelqyer Stavri Skendi. Atij i detyrohet per kurajen qe i dha me shqipen ne nje kohe kur kurset e shqipes ne Kolumbias u mbyllen per shkak se nuk kishte me studente. Shqiperia kishte filluar ta cimentonte izolimin.
Prof. Segel a mund te rendisni disa arsye per prezantim e Shqiperine ne librin tuaj per letersine e burgut ne Evropen Lindore
Shqiperia i rezistoi te njejtit sistem baze te qeverisjes komuniste si pjesa tjeter e Evropes Lindore qysh prej fundit te Luftes se Dyte Boterore deri ne fund te viteve 80 dhe fillim te viteve nentedhjete. Qe te kuptohet me mire karakteri i represionit komunist ne rajon ne teresine e asaj periudhe ka rendesi qe cdo vend te shihet me vete dhe njeheresh ne nje kontekst krahasues.
Problemet e Hoxhes me Bashkimin Sovjetik dhe Kinen per shembull sac ngjajne aq edhe ndryshojne nga te Rumanise. Duke u perpjekur qe te arrinte vete-mjaftueshmerine Hoxha e mbylli Shqiperine nga pjesa tjeter e botes. aushesku gjithashtu kerkoi vete-mjaftueshmeri por u perpoq te mbaje marredhenie te ngushta me Perendimin duke ruajtur njefare distance nga Bashkimi Sovjetik.
Asokohe drejtoja Institutin per Evropen Qendrore dhe Lindore Fakulteti i eshtjeve Nderkombetare ne Universitetin e Kolumbias qysh ne vitet 1978 deri me 1988 une isha i shqetesuar per vendosjen e marredhenieve me Shqiperine. Kisha deshire te kisha studente nga Shqiperia lektore diplomate etj. por qe e pamundur.
Per shkak te mungeses se marredhenieve zyrtare diplomatike gjithcka duhej te kryhej permes Misionit Shqiptar ne Kombet e Bashkuara qe nuk dha kurrfare rezultati. Mu tha qe permes ketij Misioni ti drejtohesha Tiranes cka ne te vertete e bera por aty mbeti.
Me Rumanine pati njefare perballje.
Kishim vizita te rregullta nga zyrtare rumune madje edhe premtimin se qeveria rumune do te mbeshteste hapjen ne Kolumbia te nje katedre per studimet rumune gje qe sndodhi kurre.
Dhe ata qe na dergonin vepren komplete te Nikola ausheskut
Si rate ne kontakt me autore shqiptare te letersise se burgut
I pari shkrimtar burgu shqiptar qe lexova ishte Visar Zhiti. Me magjepsi ideja qe dikush krijonte poezi me mend ne burg dhe i hidhte ne te paster ne leter vetem pasi dilte prej andej. I familjarizuar me vepra te Kadarese kam lexuar ne shqip disa prej tyre u bera kurioz per perkthyesin e tij te famshem Vrioni.
Lexova ne kujtimet e Vrionit frengjisht per burgimin e tij. Autor tjeter i burgut imi ishte Arshi Pipa. Si drejtor i Institutit ne Kolumbia kisha pergjegjesine e organizimit te ligjeratave nga studente gazetare perkthyes te ftuar. Nuk jam nga Evropa Lindore kam lindur ne Boston Masacusets dhe jam perpjekur te jem i paanshem dhe te perfshij ne programet e mia sa me shume kulture nga Evropa Lindore.
Duke qene se Titoja ishte nje personalitet me rendesi dhe Jugosllavia me pozite gjeopolitikisht te rendesishme kemi pasur nje numer mjaft te madh ligjeratash qe kishin te benin me ceshtje Jugosllave pershire Kosoven.
Sa here do te kishte nje simpozium per Jugosllavine Arshi Pipa do te ishte ne krye te nje demonstrate jashte nderteses sone duke protestuar per trajtimin e pabarabarte te Kosoves dhe sepse sipas mendimit te tij ne ishim dashamires me Jugosllavine ne pergjithesi dhe ne vecanti me Serbine.
Njehere Dr. Pipa erdhi me vrull ne zyren time dhe beri nje skene. Mu desh te therrisja nje polic te universitetit per ta larguar Kur gjerat u qetesuan u takuam dhe i ofrova mundesine per te bere nje plan simpoziumi per Jugosllavine Serbine dhe Kosoven ne Institutin tone.
Doli me sukses edhe pse me Pipen nuk ishte aspak e lehte. Vone zbulova qe Pipa paskej qene nje studiues i persosur dhe akoma me vone shtiva ne dore nje kopje te Libri i burgut prej te cilit perktheva disa poezi per librin tim.
Bote e cuditshme Pasketaj lexova per Trebeshinen sigurisht qe vendosa te perfshij tekste te tijat. Megjithese roman vendosa gjithashtu per disa pjese nga Nje sage e vogel e Besnik Mustafajt per temen e burgut qe ajo trajton dhe si nje menyre per te treguar perhapjen e kultures se burgut ne shoqeri.
Kam perfshire ne liber Maks Velon dhe Fatos Lubonjen. Zoti Lubonja kishte miresine te me jepte leje per te perkthyer disa pjese nga libri i tij i pare per burgun qe akoma nuk eshte perkthyer ne gjuhen angleze.
Do kisha deshire te perfshija dhe autore te tjere por jam i detyruar te zgjedh sepse libri im mbulon gjithe Evropen Lindore. Ka gjithashtu autore burgu shqiptare qe ishte e pamundur tu gjeje tekste origjinale.
Nga Maks Velo keni zgjedhur edhe krijime vizuale. Do te perdorni disa nga vizatimet e tij per ilustrim.
Tregimet e tij japin ne menyre te shkelqyer jeten e kampit te burgut dhe ato me sjellin nder mend shkrimtarin polak Marek Nowakowski i cili shkroi skica te ngjashme dhe krijoi vinjeta qe kane per baze vezhgimet personale gjate Solidaritetit dhe Ligjit Ushtarak ne Poloni.
Por Nowakowski qendroi fare pak ne burg dhe shkroi kryesisht per efektin e Ligjit Ushtarak 1981-1983 tek njerezit ne nje qytet te madh si Varshava. Nga ana tjeter tregimet e Velos nisen nga pervoja e tij ne nje nga kampet me te keqija te punes ne Shqiperine e asaj kohe dhe per kete arsye efekti i tyre eshte me i forte.
Ndersa skicat bardhezi te Velos me teme burgun jane madheshtore dhe te fuqishme. Mua me duket se ato kane kapur thelbin e barbarise se jetes ne burg. Shpresoj te shfrytezoj disa prej tyre per te ilustruar librin tim. Ai personalisht eshte treguar i gjindshem dhe miqesor.
Ne Shqiperi ka rene interesi per letersine e burgut. Si paraqitet panorama e pergjithshme pas zgjimit te kesaj letersie ne vendet e Lindjes se Evropes
Ne vendet e tjera qysh kur ra komunizmi jane bere kerkime te tera per te mesuar se cfare kishte ndodhur ne burgje dhe per ta bere publik kete informacion. Kjo eshte pare si ceshtje historike po aq edhe morale. Ndoshta veprat me te medha te ketij territori i takojne Rumanise dhe Sllovakise. Por teoricieni bullgar i letersise Tzvetan Todorov ka botuar nje liber me rendesi per me te famshmit e kampeve te vendit te tij Belen.
Poetja dhe studiuesja Ruxandra Cesereanu ka botuar disa libra me vlere per kampet ne Rumani. Kampion i palodhur per kauzen e te vertetes lidhur me kampet ne Sllovaki eshte shkrimtari Rudolf Dobias. Vitin e shkuar ai publikoi nje antologji te rendesishme me poezi nga shkrimtare qe vuajten denimin ne kampet e ekosllovakise.
Ne qytetin Aiud ne Rumani ndodhej nje nga kampet me te keqinj aty eshte ngritur nje monument madheshtor per te nderuar kujtimin e atyre qe u burgosen dhe vdiqen ne Aiud dhe njeheresh gjithe viktimat rumune te gulagut komunist.
Quhet Kalvari i Aiudit. Sic e shihni ne Evropen Lindore eshte punuar per te dokumentuar historine ne menyre sa me te plote dhe sa me te sakte te mundshme per te respektuar vuajtjet e te gjitheve atyre qe kaluan kampeve.
Opinioni publik ne Shqiperi me gjithe eliten ne krye akoma nuk e ka nje ide te qarte per disidencen ne kontekstin shqiptar. Cili eshte raporti i disidences me letersine e burgut
Ne nje demokraci si SHBA apo gjetiu kur njerezit kane ankesa shpesh dalin ne protesta por pastaj shfrytezojne kutine e votimit te zgjedhjeve per te ndryshuar qeverine. Kjo po ndodh ne SHBA sot. Jane perhapur mjaft pakenaqesite vecanerisht ndaj politikave ekonomike te z. Obama dhe ka pasur nje sere protestash.
Ne fillim te nentorit do te jene ato qe ne i quajme zgjedhjet afatmesme dhe ka nje shqetesim sikur Republikanet kane nje mundesi te mire per te marre perseri Dhomen e Perfaqesuesve e ndoshta edhe Senatin. Nese do te mundin kjo do ta detyroje Obamen te nderroje kurs.
Ne shoqerite jo-demokratike si Evropa Lindore nen komunizem votimi ishte farse. Ato protesta qe kane ndodhur kunder qeverise shpesh jane shtypur nga regjimi. Prej tyre dilnin botimet ilegale - shtypi underground botimet jashte vendit.
Keto quheshin kundravajtje te denueshme dhe njerezit arrestoheshin akuzoheshin per veprimtari kunder shtetit madje edhe per tradhti dhe denoheshin me burg nganjehere shume gjate. Perballe nje represioni te tille shume njerez u binden ata nuk donin te vinin ne rrezik ate qe kishin kishin frike burgun ishin te trembur. Por kishte te tjere me vullnetin per ti qendruar asaj cka besonin pavaresisht cmimit.
Shkrimtare shqiptare dhe te tjeret qe u derguan ne kampet e punes jane ndjere shpesh aq te forte prej asaj qe kane provuar sa arriten te shkruanin per te qe kishte ndodhur - ne nje forme apo ne nje tjeter - me qellim qe bota te mund te degjonte dhe te mund me shprese te mos harroje. Ata ishin me te vertete heroike dhe mendoj se heroizmi i tyre meriton mirenjohje.
Si eshte konceptuar vepra juaj per letersine e burgut
Si studiues sllavist dhe studiues komparatist ne vite jam perpjekur te terheq vemendjen ndaj letersive te Evropes Lindore e cila mendoj se eshte lene pas dore dhe nenvleresuar per nje kohe te gjate.
Edhe sot madje nuk eshte e ekzagjeruar po te thuhet se Evropa Lindore ende priret qe te trajtohet si pjesa me e varfer e Evropes dhe me pak e rendesishme kulturalisht. Me qellim kapercimin e paragjykimeve te tilla dhe per me shume respekt per historine e kultures dhe letersise ndermora nje projekt teper ambicioz qe ka te beje me gjithe letersine e Evropes Lindore perfshire Shqiperine prej vitit 1945 deri pak pas renies se komunizmit ne rajon.
Deri tani kam botuar dy libra ne kete linje. Njeri eshte nje lloj vepre enciklopedike per shkrimtare te Evropes Lindore prej vitit 1945. Vec skicave te shkurtra biografike aty gjen informacion per veprat e tyre kryesore dhe nje bibliografi te perkthimeve ne Perendim. Libri i dyte qe u botua me 2008 eshte nje perpjekje per nje sinteze te historise se letersise se Evropes Lindore prej vitit 1945.
I treti dhe i fundit per tani i kesaj serie eshte nje antologji tekstesh te perkthyera ne anglisht me nje komentar qe kam pergatitur une nga shkrimtare te Evropes Lindore qe u burgosen ne regjimet komuniste. Libri na paraqet nje perpjekje serioze per te hedhur me shume drite ne gulagun tjeter gulagu qe ndodhej ne krejt Evropen Lindore ne vitet 1945 dhe 1990.
Ketu bejne pjese shkrimtare nga Shqiperia Bullgaria ish ekosllovakia Hungaria Polonia Rumania dhe ish Jugosllavia Kroaci Serbi Slloveni.
Edhe pse ky eshte interesi im per Shqiperine prape me duket vetja thjesht nje amator dhe nuk kam ndonje ambicie ne kete stine te vone te jetes sime qe te behem specialist i letersise shqipe ne boten anglishtfolese si Robert Elsie nje kanadez i cili gezon emer per perkushtimin dhe rezultatin e madh qe ka dhene si studiues per ta njohur letersine shqipe me lexuesin anglishtfoles.
Kur zene fill lidhjet tuaja me gjuhen shqipe dhe historine e vendit tone
Megjithese e vogel Shqiperia ka nje histori interesante dhe kulture qe sigurisht meriton te njihet me mire. Shekulli i njezete nuk ishte i mire me Shqiperine dhe shqiptaret dhe ngaqe vendi dhe populli i tij kane dale nga zgjedha e nje prej diktaturave me te egra komuniste ata duhet te ndihmohen me te gjitha menyrat per tu integruar ne rrjedhen e kultures evropiane.
Me shume se nje here shqiptaret jane treguar heroike dhe nje popull eshte ne gjendje ta rimarre veten prandaj duhet respektuar dhe i duhet dhene kuraje.
Ka ardhur koha ti jepet fund fames se Shqiperise si nje terra incognita. Kjo ka ndodhur nen regjimin e Enver Hoxhes por tani rrethanat jane krejt ndryshe dhe nuk ka pengesa reale per ta kuptuar me mire historine e Shqiperise dhe kulturen e saj.
Media duhet te flase me shume per Shqiperine duhet perhapur mesimi i gjuhes shqipe - qe do te thote se ne rastin e SHBA duhet te inkurajohen me shume studente dhe mesues per te udhetuar dhe studiuar ne Shqiperi dhe me mbeshtetjen e duhur financiare qe kjo gje te behet e mundur.
Sikur ti kisha keto mundesi ne rinine time Por pergjate gjithe periudhes se Luftes se Ftohte nje amerikan e kishte te pamundur qe te udhetonte dhe te studionte ne Shqiperi. Mund te udhetoja dhe studioja ne Poloni ne Bashkimin Sovjetik Bullgari Hungari Jugosllavi ekosllovaki - por jo ne Shqiperi.
Nuk ekzistonin lidhjet kulturore mes Shqiperise dhe SHBA. Ne qofte se nje person kishte interes per kulturen shqiptare ai ose ajo duhej te studionte pa avantazhet e kurseve zyrtare ne nivel universitar. Dhe shume pak gje kishte ne dispozicion ne gjuhen angleze.
Kur isha profesor i ri ne Universitetin e Kolumbias ne Departamentin e Letersive dhe Gjuheve Sllave nje nga miqte e mi me te mire te departamentit ishte Stavro Skendi nje shqiptar nga Korca qe kishte emigruar ne SHBA me 1946. Skendi jepte mesim epiken shqiptare dhe te sllaveve te jugut dhe nje nga dy kurset e gjuhes shqipe. Kurset u nderprene per shkak te mungeses se studenteve.
Por Skendi inkurajoi interesat e mia dhe beri sa mundi per te me ndihmuar ne studimin e shqipes. Kur nderroi jete me 1989 humba nje mik te vertete kurse Columbia University nje nga studiuesit dhe pedagoget me te rendesishem.
Duhet te permend se edhe Arshi Pipa dha gjuhe shqipe per pak vjet ne Kolumbia para se te zhvendosej ne Universitetin e Minesotes ku per fat te keq nuk mendoj se iu dha ndonjehere rasti per te zhvilluar nje program per studimet shqiptare.
Sic e thashe nuk jam specialist i shqipes ne kuptimin e plote te fjales me pelqen te lexoj shqip - me gjithe veshtiresine - me pelqen letersia shqipe te cilen duhet ta njoh dhe tani kete po bej dhe do te isha i lumtur te kontribuoja ne njohjen e kultures shqiptare ne kete vend.